Clinical Psychologist

Clinical Psychologist
MSc. Entrit Bekteshi është Psikolog Klinik i licencuar, aktualisht në përfundim të specializimit në Psikologji Klinike. Ka përfunduar studimet Master i Shkencave në Psikologji Klinike në Universitetin e Tiranës, si dhe studimet Bachelor në Psikologji.
Është i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për ushtrimin e profesionit si Psikolog Klinik dhe është i licencuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si Ekspert Gjyqësor.
Prej disa vitesh ushtron veprimtarinë profesionale në Njësinë Shëndetësore të Burgut, ku realizon vlerësime klinike psikologjike, ofron intervenime psikologjike individuale dhe grupore, si dhe kontribuon në hartimin dhe zbatimin e programeve psikosociale në institucionet korrektuese.
Ka përfunduar programin afatgjatë të specializuar në Terapinë e Traumës dhe ka marrë pjesë në trajnime të specializuara, punëtori profesionale, konferenca shkencore dhe vizita studimore, brenda dhe jashtë vendit.
Përvoja e tij klinike përfshin angazhime profesionale në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, Qendrën e Shëndetit Mendor dhe Qendrën për Punë Sociale.
Në ushtrimin e veprimtarisë profesionale, përkushtohet ndaj ofrimit të shërbimeve psikologjike cilësore, duke u mbështetur në evidencën shkencore, standardet profesionale dhe parimet etike të profesionit.
Në Klinikën “Empatia”, Entriti ofron shërbime të vlerësimit dhe trajtimit psikologjik për adoleshentë dhe të rritur, me fokus në shëndetin mendor, mirëqenien emocionale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
- Universiteti i Tiranës in 2020